Balerinët e TKOB vënë në skenë “Monger”, në teatrin e Korçës

03/03/2018 12:24

Balerinët e TKOB kanë udhëtuar këtë fundjavë në Korçë, për të vënë në skenë baletin “Monger”, mbrëmjen e 2 dhe 3 marsit.

“Qyteti i Korçës është kthyer në një qytet turistik shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe dihet tashmë që atraksionet turistike nuk mund të bëjnë pa shoqërizimet kulturore. Këtij qyteti të bukur ne i kthehemi për herë të katërt me shfaqjet e Teatrit të Operas dhe Baletit”, thotë Zana Çela, drejtore e TKOB.

“Unë ndjehem e kënaqur që “Liqeni i Mjelmave”, “Traviata”, dhe “Arrëthyesi” e kanë çelur rrugën e bashkëpunimit të suksesshëm dhe të bukur me TKOB. Do t’i kemi gjithmonë miq në qytetin tonë. Kemi aprovuar edhe 3 premiera të tjera përgjatë vitit, po pse jo edhe mund t’i shtojmë, sepse dihet që suksesi është i garantuar”, thotë Zamira Kita, drejtoresha e Teatrit të Korçës.

“Është një vepër shumë e bukur, kontenporante, që flet jo vetëm me gjuhën e lëvizjeve, por edhe me atë të teatrit, madje edhe me dialogun, që shprehet me nota humoristike deri në sarkazëm””, tha Çela.

 

Top Channel