Bernard Challandes është zyrtarisht trajneri i përfaqësueses së Kosovës. Trajneri 66-vjeçar mbërriti këtë të premte në Prishtinë, për të shkuar më pas në Federatën e Futbollit të Kosovës, ku bëri edhe prezantimin e tij përkrah presidentit të këtij institucioni, Fadil Vokrri.

Challandes, si trajner ka punuar me disa ekipe zvicerane, si Young Boys, Zurich, Sion etj., ndërsa në rang përfaqësueseje ka drejtuar vetëm Armeninë në vitet 2014-2015.

Zvicerani është edhe menaxher futbollistësh në një kompani që menaxhon 45 futbollistë, 12 nga të cilët janë shqiptarë, e mes tyre është edhe mesfushori i Kombëtarës shqiptare, Migjen Basha.

Challandes do të bëjë debutimin e tij si trajner i Kosovës në miqësoren e 24 marsit ndaj Madagaskarit, ndërsa më 27 mars, “Dardanët” do të luajnë ndaj Burkina Fasos.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel