Kohë të vështira për femrat në sport. Pas F1, nuk i do as çiklizmi

02/03/2018 19:42

Pasi Formula 1 hoqi femrat që mbanin çadrat nëpër pista, të njëjtën rrugë po mendon të ndjekë edhe çiklizmi.

Turi i Francës kërkon që t’i japë fund traditës së ceremonisë pas përfundimit të garës, ku çiklistit fitues i dorëzonin lule dy femra dhe e puthnin në faqe.

“Turi është i ndërgjegjshëm për ndjeshmërinë e argumentit mbi imazhin femëror. Por, ende nuk është marrë vendimi përfundimtar”, tha një zëdhënës i Turit të Francës.

Por, mediat franceze kanë publikuar se pritet vetëm zyrtarizimi i pushimit nga puna të modeleve.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel