“Rikthimi i dallëndysheve”, Reality show i Digitalb me yjet shqiptarë të baletit

01/03/2018 19:45

Për herë të parë prej kësaj të enjte, DigitAlb nis transmetimin e një cikli episodesh Reality Show dedikuar Yjeve shqiptarë të Baletit, që shkëlqejnë prej kohësh dhe na nderojnë në skenat më prestigjioze europiane e kudo në botë, por që deri tani ne nuk i kemi njohur.

Bledi Bejleri, Edi Blloshmi, Leart Duraku, Dorian Grori, Hektor Budlla dhe Rezart Stafa janë balerinët me të cilët do të njihemi gjatë këtij emisioni, që mbi të gjitha, do t’i bëjë bashkë të 6 Super Yjet e baletit në një Gala madhështore më 13 mars në Pallatin e Kongreseve, për nder të Shqipërisë.

Sakrifica dhe vullneti i tyre bëri që ata të spikasin në skenat e Teatrove të Baletit ku guxuan të fluturonin, ku u pranuan dhe tashmë janë pjesë e padiskutueshme e krenarisë dhe suksesit të tyre.

Reality Shoë “Rikthimi i Dallandysheve”, vjen nga sot për të gjithë shqiptarët nga DigitAlb në orën 20:00 tek T-HD.

Top Channel