PSG është ndeshur dy herë brenda 4 ditëve me Olimpikun e Marsejës, por edhe pse ka fituar në të dy takimet, fillimisht në kampionat dhe të mërkurën në Kupën e Francës, parizienët kanë marrë dy dëmtime.

Pas Neymar, është edhe Mbappe që ka pësuar një dëmtim në ndeshjen që i siguroi kalimin në gjysmëfinale. Në pushimin e pjesës së parë, trajneri Unai Emery e uli në stol sulmuesin 19-vjeçar pas një goditjeje që mori në këmbë. Nga raportimet e para mësohet se lëvizja e trajnerit spanjoll ka qenë për siguri.

Kylian Mbappe është blerja e dytë më e rëndëishme në këtë sezon për PSG. Francezi kaloi me huazim nga Monaco dhe në janar plotësoi tranaferimin për shumën e 180 milionë eurove.

PSG shkelqeu në këtë ndeshje me Di Marian që shënoi dy herë dhe Cavanin që shënoi golin e 24-t sezonal.

Top Channel