Pas vizitave të zhvilluara në Ballkanin Perëndimor, Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker është edhe më i bindur se vendi i rajoni është në BE.

Këtë e tha në përfundim të samitit të Sofjes në Bullgari, ku u mblodhën liderët e Ballkanit Perëndimor, ndër të cilët edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Ndërsa përsëriti mundësinë që vendet e rajonit të anëtarësohen në bllok në 2025-n, zyrtari i lartë europian shtoi se në këtë moment, asnjë prej tyre nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

“Anëtarësimi nuk është një ëndërr, por një realitet i afërt. Megjithatë, më shumë rëndësi u duhet dhënë reformave se sa kalendarit”, deklaroi Juncker.

Presidenti i KE theksoi se BE mbetej thellësisht e përkushtuar ndaj perspektivës europiane të partnerëve në Ballkanin Perëndimor, duke njoftuar edhe mbajtjen e një samiti mes BE dhe vendeve të rajonit në muajin maj në Sofje.

Tema kryesore nuk do të jetë anëtarësimi, por probleme të emigracionit dhe situatës ekonomike të rajonit. Presidenti i Komisionit Europian tha në konferencën e përbashket me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov se samiti i Sofjes do të ndihmojë në qartësimin e punës që duhet bërë në mënyrë që rajoni të përmirësojë lidhjet mes tij.

Në kuadër të samitit, Presidenti i Kosovës HashimThaçi dhe homologu serb Aleksandër Vuçiç u ulën në të njëjtën tryezë. Për të justifikuar takimin me Thaçin përballë opinionit publik në Serbi, Presidenti serb tha se po e bënte këtë për të shpëtuar kokat e serbëve.

Top Channel