Ka ndërruar jetë mëngjesin e të martës Gëzim Qendro, ish drejtor i Galerisë së Arteve, një kurator ekspozitash dhe kritik i arteve pamore.

Qendro vuante nga një sëmundje e rëndë prej disa kohësh, dhe lajmi i hidhur u dha nga vetë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

“Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gezim Qendro”, shkruan Kumbaro.

Top Channel