Lajmi i fundit
Kryeministri Rama, takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes

Daniel Ricciardo e ka mbyllur në krye sesionin e mëngjesit të ditës së parë të testimeve të Formulës 1, në pistën e Montmelosë në Spanjë.

Me Red Bullin e tij “RB14”, australiani ka shënuar kohën 1 minutë, 20 sekonda dhe 179 të mijëtat, me gomat e mesme.

Koha e dytë më e mirë është shënuar nga Valtteri Bottas, me Mercedes, sërish me të njëjtin lloj gome.

Ndërkohë, finlandezi i Ferrarit, Kimi Raikkonen ka xhiruar në maksimumin e tij me 1 minutë, 20 sekonda dhe 349 të mijëtat. “Njeriu i akullt” i “kokëkuqes”, ndryshe nga dy pilotët në krye, xhiroi me gomat e buta, ndërsa pas tij vijnë me radhë Hulkenberg me Renault, Hartley me Toro Rosso, Stroll me Williams dhe Grosjean me Haas.

Vetëm koha e tetë më e mirë për Fernando Alonson, i cili ka xhiruar me gomat super të buta, por është detyruar të ndalet me më shumë se një orë për shkak të një problemi me rrotën e parë djathtas, që e humbi sapo kishte nisur sesioni.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel