Sa ka kushtuar veshja e dasmës së Emily Ratajkowski?

26/02/2018 19:21

Këtë fundjavë, modelja Emily Ratajkowski surprizoi të gjithë fansat e saj, për shkak se u rrëfeu atyre se ishte martuar në një ceremoni të fshehtë me producentin e filmave në Hollywood, Sebastian Bear-McClard.

Në rrjetin social Instagram modelja shkroi: “Kam një surprizë. Sot u martova!”

Por ajo çfarë ra në sy nga fotot e postuara nga Emily është veshja e saj, e cila nuk ishte e bardhë, si çdo nuse tradicionale.

Ajo u paraqit me një kostum ngjyrë të verdhë, si dhe një kapele të zezë të dekoruar me rrjetë rreth e përqark.

Por nuk mjafton vetëm kaq. Mediat shkruajnë se veshja e modeles ka kushtuar vetëm 250 dollarë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel