Rekordmen botëror në 100 m e 200 m dhe fitues i 8 medaljeve të arta olimpike, Usain Bolt nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për futbollin.

Jo pak herë, xhamajkani është shprehur se dëshiron që të vijojë karrierën e tij pikërisht në këtë disiplinë, e me sa duket, kjo ëndërr e njeriut më të shpejtë në botë, shumë shpejt do të bëhet realitet.

Usain Bolt duket se e ka gjetur një skuadër, me të cilën ka firmosur diçka që e konfirmoi ai vet në profilin e tij në “Twitter”, por pa e përmendur emrin e saj.

“Kam firmosur me një skuadër futbolli. Do ta zbuloni në datën 27 shkurt”, theksonte Bolt në mesazhin e tij në rrjetin social.

Usain Bolt, një tifoz i deklaruar i Manchester United, është parë shpesh në “Old Trafford”, por në muajt e fundit pas tërheqjes së tij nga garat e Atletikës, ai është folur për bisedime me drejtuesit e Borussia Dortmund, për t’iu nënshtruar testeve me këtë skuadër në muajin mars.

Mendohet se do të jetë pikërisht skuadra verdhezi, ajo ku do të luajë Usain Bolt.

Top Channel