Keni dëgjuar për Bubble Tea, çaji që përtypet?

26/02/2018 11:18

Nëse shihni vërdallë gota plastike transparente me lëng fluoreshent dhe bulëza atëherë duhet të dini se është Bubble Tea.

Bëhet fjalë për një pije që duket se ka dalë nga filmat vizatimore japonezë dhe për këtë arsye është mjaft e shpërndarë në rrjetet sociale. Bubble Tea u përhap shumë në SHBA, madje u përmend dhe nga vetë Hillary Clinton. Së fundmi, ka mbërritur dhe në Europë.

Por çfarë është saktësisht Bubble Tea?
Përbërsit e tij bazë janë çaji, qumështi dhe një shurup frutash apo krem. Në fudn të saj ka bulëza që fryhen që përcaktojnë shijen.
Ato quhen “topping”, dhe mund të jenë copa tapioke, një xhungë origjinale me ngjyrë të zezë nga Amerika e jugut, sfera frutash, apo xhelatinë e aroma tizuar apo siç thuhen “popping boa”. Këto mikrosfera thithen me pipë, dhe mbeten mes dhëmbëve duke krijuar efektin e përtypjes së një çimçakëzi.

Si ta bëni vetë në shtëpi?
Nuk është e nevojshme të jesh profesionist për të përgatitur Bubble Tea. Më poshtë një recetë e thjeshtë:
Përgatisni një tas të madh me çaj të zi ose jeshil dhe hidhini sheqer sipas dëshirës. Vendosni një një tas 509 gr perla në ujë të ftohtë dhe lërini për një orë. Më pas shpëlajini e ziejeni për 10 minuta në 500 ml ujë. Lërini perlat të ftohten, dhe shtoni çajin e ngrohtë dhe qumështin. Kaq!.

Top Channel