“Game Night”, filmi thriller-mister në kinematë “Imperial”

26/02/2018 20:37

Java sapo ka nisur dhe teksa moti nuk premton kohë të mirë, në vend të një shëtitjeje të munguar, ju sugjerojmë të ndiqni një film të mirë në rrjetin e kinemave “Imperial”.

“Game Night” është një film që mbledh për çdo mbrëmje disa miq për të luajtur dhe për t’u argëtuar mes tyre, derisa një mbrëmje loje kthehet në një makth të vërtetë, ku njëri prej tyre vritet.

Ai që në fakt duhet të ishte një argëtim për miqtë e lojës së përnatshme, kthehet në një thriller-mister në kërkim të vrasësit. “Game Night”, i cili ka nisur projeksionet në kinematë “Imperial”, sjell në ekranin e madh lojën që zgjat 100 minuta të Jason Bateman, Rachel McAdams dhe një kast të zgjedhur aktorësh.

Kritika ka vlerësuar veçanërisht interpretimin e aktorëve kryesorë, por edhe subjektin e mprehtë, në kufijtë e komedisë së zezë.

Top Channel