Përmes një postimi në Facebook, konsulli i Kosovës në Strasburg të Francës, Edon Cana njoftoi se Konsullata është sulmuar gjatë fundjavës.

Ndërtesës i është vjedhur shtiza dhe flamuri i Kosovës, ndërsa është shkatërruar edhe stema e shtetit.

“Simbolet e shtetit të Kosovës i pengojnë armiqtë tanë”, shkruan Cana në mesazhin e tij, ku përcjell më tej falënderimet për autoritetet franceze për mbështetjen e dhënë.

“Jemi të bindur se, pas verifikimeve, shumë shpejt sulmuesit do të gjenden”, thuhet më tej në postim.

Qeveria e Kosovës e dënoi sulmin, duke e cilësuar një akt të papranueshëm që cënon integritetin e vendit.

Në deklaratën e tij, ekzekutivi kosovar shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti dhe, duke vlerësuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze, kërkon nga ato që të zbulojnë dhe të kapin autorët dhe t’i nxjerrin përpara drejtësisë.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel