Atletico Madrid humb “pjesët”, kinezët i blejnë dy futbollistë

26/02/2018 19:15

Atletico Madrid ka zyrtarizuar shitjen në Kinë të dy prej mesfushorëve të saj.

Bëhet fjalë për Yannick Carrasco dhe Nico Gaitan, dy elementë të cilët nuk po gjenin hapësirë këtë sezon në skemat e Diego Simeones dhe që tashmë do të luajnë për Dalian Yifang.

Nico Gaitan ka luajtur një sezon e gjysmë me bardhekuqtë, duke qenë i pranishëm në 49 ndeshje dhe duke shënuar 4 gola.

Yannick Carrasco u transferua në Madrid në verën e vitit 2015 dhe largohet me 124 ndeshje me Atletico Madrid.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel