Trajneri Unai Emery mund të marrë frymë lirisht, pasi Neymar do të jetë në fushë në ndeshjen e kthimit të Champions League, kundër Realit të Madridit.

Sulmuesi brazilian doli duke qarë nga fusha, në ndeshjen e fundjavës në kampionat kundër Olympique Marseille, e në klubin parizien u ndezën sirenat e alarmit.

Por kontrollet e specializuara mëngjesin e së hënës kanë konfirmuar se nuk ka asnjë frakturë, vetëm një lëndim në ligamentet e kaviljes së djathtë.

Sipas stafit mjekësor të PSG-së, “Zotëria 222 mln eurosh” do të mungojë vetëm në dy ndeshjet e radhës, të mërkurën në Kupën e Francës dhe ndaj Troyes në fundjavë në kampionat.

Braziliani, ndërkohë, në faqen e tij në Instagram kishte postuar një foto më kaviljen e fashuar.

Top Channel