Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se Beogradi nuk do të lejojë ndryshime në marrëveshjen, në të cilën Prishtina synon ta propozojë lidhur me asociacionin në Kosovë.

Ai në emisionin “Sedmica” në Radio Beograd theksoi se kurrfarë pengesash të marrëveshjes nuk vihen parasysh. Prishtina harron se marrëveshja e Brukselit është nënshkruar nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Taçi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Cathrine Ashton dhe unë. Ai në mënyrë të qartë përcakton se çfarë duhet të bëhet dhe cilat janë kompetenca për të, dhe Prishtina duhet të tregojë qartë nëse do ose jo. Korrigjimet nuk do të merren parasysh. Nëse kjo bëhet, të gjitha marrëveshjet e Brukselit bien”, tha Daçiç.

Ai vlerëson se Prishtina “luan me zjarr”, pasi nuk e kupton faktin se serbët në këtë kohë janë një faktor stabilizues në Kosovë.

Kreu i diplomacisë serbe thotë se Prishtina nuk dëshiron dialog për zgjidhjen e përhershme pasi kanë shpallur shtetin e tyre dhe se Beogradi vetëm duhet ta pranojë atë shtet. Ai beson se tani është më e lehtë të flitet për Kosovën me administratën aktuale amerikane sesa me paraardhësit e tyre, pasi njerëzit që tani janë në krye të SHBA-së nuk ishin pjesëmarrës aktivë të zhvillimeve në rajon.

Top Channel