Dhuna është e pranishme edhe në futbollin grek, teksa sot u shfaq në krye-ndeshjen e javës mes PAOK-ut dhe Olympiakosit.

Tifozëria vendase hodhi sende në fillim të ndeshjes dhe njëri prej tyre goditi në nofull trajnerin e miqve, Oskar Garsia, i cili u nis drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas këtij incidenti u vendos që ndeshja të shtyhej, edhe për faktin se tifozët vendas po vijonin protagonizmin me episode aspak sportive.

Top Channel