Atletiko ‘shkërmoq’ Sevillan, Griezmann merr topin në shtëpi

25/02/2018 22:37

Atletiko e Madridit ka marrë një fitore spektakolare ndaj Sevillas, me rezultatin e thellë 2-5, duke u hakmarrë për atë eliminim në Kupën e Mbretit, vetëm 3 javë më herët.

Skuadra e Simeones dominoi në Andaluzi dhe në minutën 81′ kryesonte me rezultatin e thellë 0-5. Nga ana tjetër, Sevilla e Montellës arriti të shënojë 2 herë në minutat e mbetura, por u zgjua vonë dhe nuk kishte kohë për të bërë më tepër.

Heroi i këtij takimi ishte padyshim Antoinne Griezmann, që shënoi 3 herë, ndërsa serinë e golave e hapi Diego Costa me një realizim spektakolar. Në listën e golshënuesve e shënoi emrin edhe Koke, ndërsa për vendasit realizuan Sarabia dhe Nolito.

Top Channel