“Russiagate”, Manafort ka paguar ish-politikanë europianë në favor të Yanukovych

24/02/2018 08:10

Ish-drejtuesi i fushatës së Trumpit, Paul Manafort ka paguar në mënyrë të fshehtë disa ish-politikanë europianë për të lobuar në favor të ish-qeverisë proruse të Ukrainës. Kjo është akuza e re e ngritur nga prokurori special i “Russiagate”, Robert Mueller.

Sipas akuzës, Manafort ka paguar mbi 2 milionë euro për ish-politikanët europianë. Megjithatë, ai pretendon me këmbëngulje për pafajësi, në vazhdën e hetimeve të Mueller.

Ndërkohë, ish-zëvendësi i tij në fushatën e Trumpit, Rick Gates ka pranuar fajësinë për konspiracion dhe mashtrim të hetuesve, duke arritur kështu një marrëveshje bashkëpunimi me prokurorët.

Mueller vijon të hetojë pretendimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Gjithsesi, për të dy personat e akuzuar të përmendur më sipër nuk ka asnjë dyshim nëse kanë bashkëpunuar me Rusinë për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të 2016-s, që është edhe objektivi kryesor i hetimit të Departamentit të Drejtësisë.

Më herët, Manafort është paditur për disa akuza të tjera, për mashtrim me taksat dhe mashtrim bankar. Ai përballet tashmë me akuzat për konspiracion, pastrim parash, mosregjistrimin si një agjent për një aktor të jashtëm dhe deklarim të rremë.

Në akuzën e fundit, ai pretendohet se u ka dhënë para ish-politikanëve të lartë europianë gjatë viteve 2012-2013. Ai dyshohet gjithashtu të ketë krijuar një grup të quajtur “Hapsburg Group”, për t’u ofruar përpjekjeve të ish-politikanëve paraqitjen e analizave të pavarura. Ish-grupi ka qenë menaxhuar nga një ish-politikan i lartë europian (pretendohet kancelar) por që është identifikuar në akuzë vetëm si “politikani i huaj A”.

Pagesa lobuese në akuzë ka qenë pjesë e punës së Manafort për qeverinë ukrainase, e krijuar nga një parti proruse “Partia e Rajoneve” me udhëheqës Viktor Yanukovych, i cili ishte edhe president mes viteve 2010-2014.

Puna e Manafort për partitë politike proruse në Ukrainë thuhet të ketë vazhduar edhe pasi Yanukovych u rrëzua dhe u largua për në Rusi në vitin 2014, pas protestave masive antiqeveritare. Akuza thotë se Manafort nuk ishte regjistruar si një agjent i një drejtuesi të huaj për punën e tij, siç e kërkon ligji amerikan. Ai dyshohet të ketë fshehur miliona dollarë të bëra nga puna e tij në Ukrainë, në disa llogari jashtë vendit.

Top Channel