“Ka një mesazh për ty” ishte premierë që u shfaq në teatrin “Petro Marko” të Vlorës mbrëmjen e së enjtes.

Komedia me ide dhe regji të Afrim Agalliut dhe nën intepretimin e parodistëve të Vlorës ishte një gërshetim i humorit dhe trajtimit të problemeve që shqetësojnë sot shoqërinë shqiptare.

Humori, muzika, koreografia dhe batutat e parodistëve të Vlorës kanë argëtuar artdashësit vlonjat. Shfaqja do të vijojë të jepet gjatë gjithë fundjavës në teatrin “Petro Marko” dhe është një ftesë për të gjithe pasi është një komedi që nuk duhet humbur.

Top Channel