Gjendet i mbytur në lumin Drin 71-vjeçari

24/02/2018 10:25

Një 71-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Drin.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit që kanë lajmëruar policinë.

“Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç. 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aktualisht po punohet për identifikimin e tij dhe zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel