“Barrikadat” me linjë të re ujësjellësi, shumë shpejt dhe asfaltimi

24/02/2018 10:18

Rruga e “Barrikadave” tashmë ka një linjë të re ujësjellësi, dhe shumë shpejt do të përfundojë dhe asfaltimi i rrugëve të bllokut.

Linja e re e transmetimit të ujit të pijshëm, tashmë funksionon me të gjitha parametrat e duhura për banorët e asaj zone, të cilët shumë shpejt do t’i gëzohen edhe rehabilitimit të gjithë rrugëve brenda lagjes pasi në të njëjtën kohë Bashkia po sistemon trotuaret, sheshpushimet dhe shumë shpejt pritet që të shtrohet edhe asfalti.

Problemi i furnizimit me ujë të pijshëm dhe rregullimi i sistemit të ujërave të zeza po marrin zgjidhje në zona të ndryshme të Tiranës. Rritja e kapaciteteve të transmetimit të ujit nëpërmjet ndërtimit të linjave të reja që janë ndërmarrë në të gjithë territorin e bashkisë Tiranë, kanë shtuar kohën e furnizimit me ujë të pijshëm si dhe kanë eliminuar humbjet në rrjet.

Top Channel