Ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin, Jose Baston.

Këtë të enjte aktorja, Eva Longoria, është fotografuar në rrugët e Los Anxhelos, më barkun e rrumbullakosur, në kohën që po shkonte të hante drekë.

Aktorja, 42-vjeçare, dukej e shëndetshme dhe e lumtur teksa shijonte drekën, pas një séance relaksi në një sallon bukurie në Beverly Hills.

Në fotot e publikuara ylli i Housewives Desperate shfaqet me një fustan të zi, i cili i nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur dhe një palë shapka pa taka.

Aktualisht aktorja së bashku me bashkëshortin e saj po përgatitet që të lërë vilën e saj luksoze në Los Anxhelos, për tu transferuar në një tjetër banesë, akoma edhe më të madhe.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel