Veç fokusit në ndeshjen kryesore të javës së 21 që do të luhet në Korçë, vëmendja e kalendarit të Superiores do të fokusohet gjithashtu në derbin bregdetar mes Teutës dhe Flamurtarit.

Përballen dy skuadra me objektiva diametralisht të kundërt, forca e dytë e kampionatit që ende ka shpresa për titullin, dhe durrsakët që luftojnë për mbijetesën.

Flamurtari shkon me mungesa të rëndësishme në transfertën e “Niko Dovanës”. Për kuqezinjtë nuk janë të disponueshëm Touncara dhe Juffo të dëmtuar dhe Bicaj për shkak kartonësh. Në vëmendjen e Duros ishte dhe rikthimi pas dënimit, sipas tij i padrejtë dhe i pari në karrierë.

Flamurtari ndodhet në kuotën e 35 pikëve në vend të dytë në kampionat, ndërsa synon vazhdimësinë në kampionat, në një takim mjaft të rëndësishëm përballë Teutës.

Top Channel