“Krisje” me Metën? Rama: Ndaj me Presidentin gjithë dashurinë për kanionet

23/02/2018 17:59

Presidenti Ilir Meta refuzoi kërkesën e Ministrisë së Jashtme për dhënien e plotfuqishmërisë për negociatat me palën greke sa i takon kufirit detar.

Kërkesa u rrëzua me argumentimin se ishte e paplotë. Ky vendim i kreut të shtetit u duk sikur “krisi” raportet mes tij dhe Ramës.

Por, nga Berati, Kryeministri e mohoi këtë. I pyetur nga Top Channel sesi e vlerëson qëndrimin e Ilir Metës për dhënien e plotfuqishmërisë për negociatat me Greqinë, ai u përgjigj:

“Ndaj me Presidentin të gjithë dashurinë për kanionet dhe të gjithë vëmendjen, që kanionet të jenë një nga pikat më intensive të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së Beratit. Nëse keni ardhur deri këtu për të nxjerrë një lajm se ka një problem mes meje dhe Presidentit, është vendi më i gabuar për ta bërë këtë, sepse jemi jo larg kanioneve dhe mbi të gjitha kam detyrimin dhe mirënjohjen që Presidenti më ka prezantuar me kanionet dhe falë ftesës së tij kam bërë raftin për herë të parë”.

Top Channel