Kombëtarja e U-19 mposht Lazion dhe kalon në finalen e ‘Roma Caput Mundi’

23/02/2018 00:31

Kombëtarja shqiptare U-19 ka kaluar në finale të turneut ‘Roma Caput Mundi’, falë fitores ndaj të rinjve të Lazios me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa gjithçka u vendos në 45-minutëshin e dytë, me golat që u shënuan nga Halili dhe Nezha, për kuqezinjtë.

Në finale skuadra e Erjon Bogdanit do të përballet me Rumaninë, që siguroi vendin e parë në grupin tjetër. Edhe vitin e kaluar Shqipëria doli në finale me Rumaninë, teksa kuqezinjtë fituan me rezultatin 2-0, duke u shpallur edhe fitues të turneut.

Top Channel