Edhe pse është ende muaji shkurt, zërat e merkatos janë të zhurmshëm, aq më shumë për një skuadër si Juventus, që në janar nuk bëri asnjë lëvizje.

Kampionat në fuqi të Italisë janë në kontakt të vazhdueshëm me Anglinë dhe pas Emre Can që duket një çeshtje e mbyllur, emri i radhës që vjen nga Anglia është ai i italianit Darmian. Mbrojtësi që luan me të dyja këmbët, ishte shumë pranë Napolit në janar, por vlera e lartë dhe rezistenca e trajnerit Mourinho bllokuan gjithçka.

Darmian vlerësohet si zëvendësues i Alex Sandro, që me shumë gjasa verën e ardhshme do të provojë një tjetër eksperiencë. Italiani mund të aktivizohet dhe në të djathtë, ku De Siglio do të mbetet i vetëm me largimin e Lichsteiner në verë.

Juve ka arritur një marrëveshje paraprake me manaxherin e mbrojtësit, ndërsa në fillim të muajit të ardhshëm pritet të nisin kontaktet me Manchester United. Darmian ka gjetur shumë pak hapësira në ketë sezon dhe Mourinho është gati te bëjë marrëveshje për ti hapur rrugën një tjetër manovre në merkaton e ardhshme.

Top Channel