Demarkacioni, Hoti: Kemi marrëveshje me PDK dhe Nismën, presim AAK

23/02/2018 11:23

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me PDK-në dhe Nismën për draftin e ligjit që do ta votojë dhe presin që edhe AAK të bjerë dakord me atë draft.

Në hollin e Kuvendit tha se sot pret që seanca të zhvillohet normalisht dhe mos të jenë skenat e gazit.

Sipas tij, koalicioni duhet të punojë t’i ketë 61 vota dhe me 27 të LDK-së, do të kalojë demarkacioni me Malin e Zi.

Ai shtoj se në nenin 3 të draft ligjit t’i bashkohet deklarata e presidentëve dhe ta kenë deputetët raportin e komisionit Meha, raportin e komisionit ndërkombëtar të Presidentes Jahjaga, raportin e komisionit të Akademisë së Shkencave, por raporti i Bulliqit nuk mund të marrë fuqi në Kuvendin e Kosovës./KosovaPress/

Top Channel