Vrasja e Devi Kasmit, Eftimiu s’shkon në gjykatë, mbetet në burg

22/02/2018 13:31

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-policin e Forcave Speciale greke Eftimius Eftimiu, i akuzuar si vrasës me pagesë i Devi Kasmit, ngjarje kjo e ndodhur në Tiranë në fund të muajit janar.

Të njëjtën masë sigurie Gjykata e Apelit la në fuqi edhe për dy të akuzuarit e tjerë si bashkëpunëtorë të Eftimiut në këtë ngjarje, Elton Halipaj dhe Elton Hoxhallari.

Ndërsa i dyshuari i tretë për ngjarjen, Melvi Dinellari pritet të gjykohet në një tjetër datë.

Edhe në Gjykatën e Apelit, Eftimiu ofroi sërish garanci pasurore për të rifituar lirinë, por kërkesa iu refuzua.

Top Channel