Lajmi i fundit
Kryeministri Rama, takim me koordinatorët e bashkëqeverisjes

Ferrari ka hequr vetëm mbulesën dhe intersi i të gjithëve është se si do të lëvizë në pistë kokëkuqja. Me shumë interes në fakt pilotimin e saj e pret edhe Sebastian Vettel, që u shpreh shumë i emocionuar në prezantim.

“Duket shumë e bukur dhe tani dëshirojmë që të shkojmë në pistë ta provojmë: këtu janë shumë pak persona, por janë shumë të tjerë që kanë ndihmuar për të realizuar këtë mrekulli dhe mezi presin që dëgjojnë nga ne pilotët se si do të jetë në pistë. Magjia në fakt vjen nga brenda: në çdo detaj, që është është realizuar si një copëz pazzle. Është një makinë që shënon vertetë një hap përpara”, u shpreh Vettel.

Dhe si çdo fillim sezoni, gjermani që kërkon të rikthejë titullin te Ferrari shfaqet shumë optimist: “Kemi gjthnjë pritshmëri pozitive dhe kemi bërë një punë shumë të madhe gjatë dimrit. Është e vështirë të bësh vlerësime në këtë moment, por shpresoj shumë që pritshmëritë tona të konfirmohen në javët në vazhdim. Nuk kam asnjë mesazh për rivalët, duke qenë se ballafaqimi na pret në pistë”.

Me shumë optimizëm është shprehur edhe piloti tjetër i Ferrarit, kampioni i fundit I botës me kokëkuqe, Kimi Raikkonen: “Është gjithnjë nder të jesh këtu. Ka shumë emocion dhe mbi të gjitha shumë punë të bërë. Pritshmëritë janë të tjera edhe me sistemin ‘halo’, edhe pse nuk ka ndryshim. Them se do të mësohemi”, tha finlandezi.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel