Ndeshja e Europa League mes Athletic Bilbaos dhe Spartakut të Moskës regjistroi një ngjarje të rëndë, ku mbeti i vdekur një agjent i forcave të rendit.

Trazirat mes ultrasve të ekipit spanjoll dhe huliganëve rusë e agravuan situatën para dhe pas ndeshjes së kupës më të vogël kontinentale, ndërsa një polic humbi jetën pas një infarkti në zemër, të shkaktuar nga tensioni në rrugë.

Pas përplasjeve në stadiumin “San Mames”, agjenti u transportua me urgjencë për në Spitalin “Basurto”, por nuk mundi të mbijetonte.

Më shumë se 150 tifozë të skuadrës ruse u konfliktuan fizikisht me grupimin “Herri Norte”, një prej fraksioneve më të dhunshme të ekipit të Athletic Bilbaos.

Policia autonome baske u gjend në mes të përleshjeve dhe goditjeve me sende të forta e tymuese të grupeve rivale. Në incidente u plagosën gjithashtu 5 persona, si dhe po kaq u vunë në prangat e policisë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel