Historia mes Real Madrid dhe Karim Benzema duket se ka mbërritur në kapitullin e fundit dhe 9 vjet pas mbërritja në Madrid, francezi duket gati për të thënë Lamtumire.

Zërat që qarkullojnë prej muajsh kanë filluar të konkretizohen me manovra konkrete dhe Karim Benzema po studion drejtimin që do të marrë e ardhmja e tij. 30-vjeçari nuk po bind më dhe transferimi në verën e këtij viti është mëse i sigurt. ‘I burgosur’ nga kombëtarja dhe me Botërorin që mund ta shohë vetëm nga televizori, Benzema ka nisur të mendojë më shumë për Francën.

Në fakt është PSG që e konsideron si zëvendësuesin më të mirë për Cavanin, duke qenë se uruguajani pavarësisht se është golashënuesi më i mirë, nuk ka një marrëdhënie të mirë me Neymar.

Interes për Benzema kanë shfaqur edhe drejtuesit e Lion, klubi nga ku edhe ai shpërtheu dhe në verën e vitit 2009 u largua drejt Madridit për 30 milionë euro. Lion është si zëvendësuesi Mariano.

Top Channel