Janë me qindra specie peshqish, vezët e të cilëve përdoren si ushqim. Vezët e peshku konsiderohen si një super ushqim dhe një bombë e vërtetë me acide yndyrore Omega3.

Përbërësit:
Vezë levreku
Pomodorini të grira
Vaj hudhre
Ullinj
Kripë
Piper
Borzilok

Fillimisht vendosim vezët në tigan me vaj hudhre. Kur veza të ketë marrë ngjyrë i shtojmë pomodorinit dhe pasi të jenë zbutur i shtojmë me ujë të ngrohtë. I presim pak ullinj në feta të holla ,i kthejmë nga të dyja krahët pa i prishur formën. Shtojmë kripë dhe piper.

Kur shohim që lëngu është trashur, hedhim pak borzilok të freskët. Pastaj i vendosim vezët në pjatë duke i dekoruar me salcën e vet sipër dhe me një gjethe borzilok. Në këtë moment pjata është gati.

 

Top Channel