Protesta për tokat nën ujë, banorët e Podgories: Nuk mbjellim dot grurë

22/02/2018 12:11

Të paktën 2000 hektarë sipërfaqe bujqësore e kultivuar kryesisht me grurë në fshatin Podgorie është nën ujë.

Banorët thonë se kjo vjen si pasojë e mosfunksionimit të kanaleve kulluese dhe është një fenomen që përsëritet çdo vit por që ende nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Tokat të cilat ata i mbjellin për të siguruar jetesën, vazhdimisht përmbyten çka ka bërë që ata të reagojnë dhe të kërkojnë një zgjidhje të situatës ndërsa nga ana tjetër kërkojnë të shpërblehen për dëmin e pësuar i cili vjen jo për faj të tyre

Situata e përsëritur e çdo viti i ka bërë banorët që të paralajmërojnë edhe përshkallëzimin e protestës së tyre deri në bllokimin e aksit nacional.

Top Channel