Ndodh vetëm në Shqipëri! Trupi diplomatik, prioritet përpara autoambulancës

22/02/2018 20:32

Një pamje tronditëse është ajo e denoncuar nga kamerat e “Fiks Fare” pasditen e kësaj të enjteje, e gjithçka ka ndodhur në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit”, në një nga kryqëzimet me Unazën, përpara vendit të njohur si “Piramida”.

Një autoambulancë duket qartësisht e bllokuar në trafikun e rënduar në rrugën që lidh zonën e ish-Bllokut me bulevardin, në krahun e Ambasadës së Rusisë, por polici i gjendur në detyrë për të sistemuar trafikun, për shkak të urdhrit të marrë nga eprorët e tij, nuk i ka dhënë përparësi autoambulancës, por një eskorte të një trupi diplomatik të huaj në Shqipëri.

Ngjarja nuk ka nevojë për shumë koment, pasi pamjet janë vërtet të rënda dhe thjesht tregojnë se vetëm në Shqipëri mund të ndodhë diçka e tillë.

Fiks Fare

Ambulanca pret në trafik, polici nuk i hap rrugën pa kaluar trupi diplomatik.

Posted by Fiks Fare on Thursday, February 22, 2018

Top Channel