Pritja ka përfunduar dhe Ferrari ka hequr mbulesën për të zbuluar makinën me të cilën do të garojë në Botërorin e ri të Formula 1.

Njëvendëshja kokëkuqe që do të pilotohet nga Vettel dhe Raikkonen do të kërkojë rikthimin te titulli kampion që mungon prej 10 vjetësh. Përsa i përket telajos Ferrari ka bërë një kthim në të shkuarën, duke evidentuar më shumë të kuqen e Ferrarit, pak më të errët se ajo e vitit të shkuar. Ndërkohë në dizajnin e ri është hequr e bardha.

Stafi teknik drejtohet nga Mattia Binotto, ndërsa projektues është Simene Resta. Aerodinamika i është besuar spanjollit David Sanchez, ndërsa power unit është realizuar nga Claudio Lotti. Ferrari do të nisë testet më 26 shkurt në Montmelo.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel