Arrestuan bashkëpunëtorin e ISIS, amerikanët falenderojnë antiterrorin shqiptar

22/02/2018 18:30

Policia shqiptare dhe strukturat antiterro të saj kanë marrë falenderimin nga Shtetet e Bashkuara për bashkëpunimi me autoritetet amerikane në rastin e hetimit dhe më pas dënimit të një 24-vjeçari për terrorizëm.

Përmes një njoftimi publikuar në faqen zyrtare, Prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut Geoffrey S.Berman dhe Zv/Ndihmësprokurori i Përgjithshëm për Sigurinë kombëtare Edëard C.O’Callaghan njoftuan se Sajmir Alimehmeti, i njohur edhe si “Abdul Qaëii”, u gjet fajtor për tentativën për mbështetje materiale ndaj ISIS si dhe për falsifikimin e pasaportës me qëllim lehtësimin e një veprimi terrorizmi ndërkombëtar.

Prokurori i SHBA -së për Manhatanin citon se “siç e pranoi në gjyq, Sajmir Alimehmeti bëri tentativa për të udhëtuar jashtë vendit për të mbështetur fushatën e terrorit të ISIS-it. Ai bleu gjithashtu armë luftarake dhe ndihmoi një person tjetër që të gjente dokumente udhëtimi, pajisje dhe teknologji koduese (enkriptimi) për të luftuar me ISIS-in në Siri.”

Alimehmeti, 24 vjeç, banues në Nju Jork rrezikon të dënohet deri në 25 vjet burg.

Në identifikimin dhe ndalimin e tij kanë punuar forcat antiterror të Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Top Channel