Në tunelin që po hapet nga minierat e kromit në Bulqizë drejt rafinerisë në Klos, ka shpërthyer me vonesë një minë e vendosur në frontin e galerisë.

Pesë punëtorë që ndodheshin pranë saj morën plagë të rënda. Të parët që ranë në kontakt me lëndën shpërthyese jane minatorët Ramadan Skordha dhe Qazim Likmeta, në gjendje të rëndë, ndërsa u plagosën gjithashtu edhe tre minatorët e tjerë të grupit, Shpetim Liçi, Bledar Hoxha dhe Klodian Mzhika.

Ngjarja ndodhi në kilometrin e shtatë të traverbankut. Tuneli është një projekt i kohës së komunizmit që mbeti në mes dhe që është riaktivizuar së fundmi për të rritur rendimentin e minierës. Dy nga minatorët e plagosur u dërguan në spitalin e Burrelit, ndërsa tre të tjerët në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikur për jetën.

Në oborrin e spitalit grupe familjarësh presin lajme për gjendjen e të lënduarve, të tre nga Burreli. Vellai dhe nipi i Ramazan Skordhes tregojnë se presin që prej orës 7 për lajme prej tij.

Ramazan Skordha babai i dy fëmijëve, është i vetmi që siguron të ardhura në familje. Ai punon prej 15 vjetesh si minator dhe kjo është hera e parë që përfshihet në një aksident të tillë.

Top Channel