Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, humbin jetën dy persona

22/02/2018 08:13

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor i mori jetën Eleni Abdillarit, vajzës 23-vjeçare dhe taksistit Bujar Agalliu, 60 vjeç, që po e dërgonte atë nga Durrësi në Tiranë mesnatën e kaluar, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradë, në afërsi të Maminasit. Mjet tip Benz ndërsa lëvizte me shpejtësi ka goditur nga pas mjetin taksi. Taksia e drejtuar nga Agalliu, banues në Durrës, ka devijuar në një pikë karburanti buzë rrugës, duke u përplasur me bordurat dhe tabelën e saj.

Taksisti ka mundur të shmangë përplasjen me shpërndarësit e karburantit gjë që do të shkaktonte një tjetër tragjedi në autostradë, ndërsa mjeti tip “Benz” qe dyshohet se shkaktoi aksidentin ne autostrade është ne pronësi te shtetasit Dardan Gjeka 24 vjeç. Dyshohet se rreth një muaj me pare ai ia ka dhënë në përdorim mjetin me qellim shitjen shtetasit Fatjon Zhaporja.

Top Channel