Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është duke zhvilluar një vizitë në Londër. Me anë të një postimi në “Twitter”, Xhafaj shkruan se përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë, është një model për ne.

Xhafaj shkruan se ka marrë premtime për mbështetje konkrete për operacionin “Forca e Ligjit”.

“Në Londër, në vendin e një prej Policive më të mira në botë. Një ditë intensive në Metropolitan Police në Neë Scotland Yard dhe Agjencinë Kombëtare të Krimit. Modeli për ne – përvoja e shkëlqyer britanike në procesin e Vetting-ut të Policisë. Premtim për mbështetje konkrete për operacionin #ForcaELigjit. Bashkëpunim për operacione dypalëshe”, shkruan Xhafaj në “Twitter”.

Top Channel