Futbolli është bërë edhe më i bukur vitet e fundit nëpërmjet rrjeteve sociale dhe faqeve ‘rozë’, ku padyshim vendin e parë e zënë bukuroshet që shoqërojnë futbollistët e njohur.

Sot një vend të veçantë ka marrë 27 vjeçarja Raquel Jacob. Ajo është bloggere, aktore e modele dhe ndër të tjera është e fejuara e portierit të skuadrës së Portos, Jose Sa. Dhe duket se Raquel ka rënë më shumë në sy, se sa pritjet që Sa ka bërë me Porton, edhe pse ai tani është duke i marrë vendin legjendës së Spanjës, Ikes Casillas.

Raquel dhe Jose janë shumë të lidhur me njëri tjetrin dhe siç raportojnë mediat portugeze janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që pritet të vijë në jetë pas pak javësh.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel