Jorginho është emri i radhës që përflitet per të zëvendësuar Michael Carrick te Manchester United në verën e ardhshme.

Mediat britanike janë duke vizatuar që tani lëvizjet e merkatos së verës për ‘Djajtë e Kuq’ dhe pas Toni Kroos në skenë ka dalë edhe emri i mesfushorit braziliano-italian të Napolit. Jorginho ka një kontratë afatgjatë me skuadrën napoletane, por mund të sakrifikohet këtë verë për të bërë të tjera investime në skuadër.

Jorginho, një prej zgjedhjeve të para që bëri trajneri Sarri kur mbërriti në Napoli ka bërë diferencën me lojën e tij mbrojtëse në mesfushë dhe te Manchester do të merrte vendin e Carrick, që duket se ende nuk po arrin ta zëvendësoje askush.

Edhe në verën e vitit të shkuar Jorginho është përfolur për kontakte me Manchester United. Mandje manxheri j futbollistit ka patur në fluturim në Manchester në janar për të folur me emisarë të klubit.

Top Channel