Goditi Belottin në fytyrë, Drejtësia Sportive ‘fal’ Chiellinin (Video)

21/02/2018 04:37

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini nuk do të ndëshkohet për shpullën që i dha Andrea Belottit në derbin mes Torinos dhe bardhezinjve, që përfundoi me fitoren e këtyre të fundit 0-1.

Gjesti i qendërmbrojtësit bëri xhiron e botës nëpër rrjetet sociale, teksa u kritikua edhe arbitri Orsato, që nuk përdori VAR-in për rastin, por duket se Drejtësia Sportive nuk ka surprizuar as këtë herë.

Giorgio Chiellini goditi në fytyrë Belottin, gjatë ndeshjes, por mosmarrja në konsideratë e provës televizive, bën që ai të jetë në dispozicion të Allegrit, që nga ndeshja e kësaj jave kundër Atalantës.

Reagimet edhe për këtë rast kanë qenë të shumta, pasi në një veprim të ngjashëm të Bonuccit, arbitri kërkoi të rishikojë pamjet dhe vendosi të ndëshkojë me karton të kuq kapitenin e Milanit.

Top Channel