Willian nuk i mjafton Chelsea-t, Messi shënon pas “dhuratës” së mbrojtjes (FOTO)

20/02/2018 22:44

Nuk ka fitues në “Stamford Bridge”. Përfundoi 1-1 ndeshja Chelsea-Barcelona, e vlefshme për 1/8 e finaleve të Champions League dhe gjithçka do të vendoset në “Camp Nou” tashmë.

Willian, pasi goditi dy shtylla në pjesën e parë, kaloi në avantazh vendasit në minutën e 62-të me një goditje nga jashtë zone.

Kur dukej se londinezët i kishin marrë mirë masat ndaj Messit me shokë, ishte një gabim i Christensen në pasim ai që lejoi Iniestën të depërtonte në zonë dhe të pasonte për Messin, i cili nuk fali dhe shënoi golin e tij të parë në karrierë ndaj “Bluve”.

FOTO GALERI
1/13
Hazard dhe Umtiti në dyluftim

Top Channel