Një pjesë e deputetëve të LSI-së votuan pro në parim ndaj ligjit të vetingut në seancën plenare të 15 shkurtit, ligj i cili kaloi me procedurë të përshpejtuar dhe po shqyrtohet në komisione.

Por keru kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për mediat paralajmëroi një proces fiktiv nga ana e maxhorancës, që nuk mund të marrë votëbesimin.

“Shumë momente të ligjit të përmirësohen rënjësisht që ky të jetë proces i vërtetë rivlerësimi dhe jo i rëndomtë, vulgar, i riciklimit të shumë problemeve negative që ka pasur. Reflektimi nga maxhoranca ka qenë zero, inekzistent, refraktaritet i plotë. Jemi shumë të keqardhur për këtë situatë, që na bën të mendojmë se synimet e ligjit nuk janë qëllim mira, përkundrejt titullit pozitiv, por zbatimi i tij konkret, na bën të formulojmë rezerva të forta. Megjithatë grupi parlamentar do të paraqesë në seancë plenare një seri amendamentesh, që ka të bëjë me rritjen e integritetit të procesit, besueshmërinë dhe kapjen e procesit nga qeveria për ta shndërruar në një proces riciklues të qeverisë. Ky është një shans për maxhorancën që ky rivlerësim të çlirojë policinë nga të inkriminuarit”, tha Vasili.

Top Channel