Në verilindje të vendit është rikthyer dëbora. Reshje te dendura kanë nisur gjatë mbrëmjes në qytetin e Kukësit, të shoqëruara me mjegull dhe temperatura të ulëta.

Akset rrugore kombëtare janë gdhirë nen pushtetin e bores dhe po punohet nga kompanitë kontraktore për pastrimin e saj dhe hedhjen e kripës në rrugë.

Dëborë ka edhe në akset rurale, por deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim. Policia këshillon lëvizja me pajisje dimërore sidomos në rrugët rurale.

Top Channel