Rihanna mbush 30-vjeçe, Chris Brown e uron publikisht

20/02/2018 15:19

Diva e muzikës, Rihanna, feston sot 30 vjetorin e saj të lindjes.

Të shumta kanë qenë urimet për këngëtaren nga ana e familjarëve dhe miqve të saj në këtë ditë të veçantë.

Një ndër ata që e kanë uruar Rihannën ka qenë edhe Chris Brown, i cili pavarësisht gjithçkaje e ka uruar atë publikisht.

Reperi ka postuar në Instagram një foto të Rihannës kur ishte fëmijë, krah së cilës shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen”.

Lidhja e Chris me Rihannën disa vite më parë mori fund për shkak të dhunës që ai ushtroi ndaj saj.

Duket se Chris kërkon të vijojë komunikimin me Rihannën, e cila aktualisht është në një tjetër lidhje.

Pak ditë më parë reperi ftoi publikisht këngëtaren e famshme për të zhvilluar në tur botëror së bashku.

HAPPY BIRTHDAY @badgalriri

A post shared by ???SILVER AURA? INDIGO CHILD (@chrisbrownofficial) on

Top Channel