Për ditën e Shën Valentinit kuzhinieri Avi Cani do të përgatisë “Fileto viçi me fruta pylli dhe lule”.

Përbërësit afrodiziakë që kuzhinieri ka përdorur për këtë recetë janë:

çokollata

mjalti

sheqer cane

Përgatitja:
Në një tigan hedhim gjalpë, shtojmë fileton e viçit, derisa mishi të skuqet lehtë në të dyja krahët. Shtojmë frutat e pyllit, boronicë e freskët edhe manaferra. E shuajmë mishin me konjak dhe më pas i hedhim mjaltë, pak sheqer kane për të trashur salcën dhe i shtojmë edhe çokollatën e zezë. Këto ingredientë lidhin akoma më shumë salcën dhe i japin shije mishit. I hedhim pak brodo perimesh dhe i hedhim salcës pak kripë dhe pipër.
Salca është trashur dhe është gati, gjithashtu edhe mishi dhe janë gati për montim. Vendosim pure panxhari në pjatë, vendosim edhe rrushin francez, gjithashtu edhe fileton e viçit, duke i hedhur edhe salcën e frutave të pyllit. Për zbukurim e plotësojmë pjatën me lule dekorative.
Ndiqni videon nga minuta 15.50. Ju befte mire!

Top Channel