Demokratët në komisionin e ligjeve kanë sjellë propozimet e tyre për vettingun në polici, gjatë diskutimit të projektligjit të ministrisë së Brendshme.

Ata propozojnë tre ndryshime thelbësore:

Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.

Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.

Shtrija nga 5-10 vjet e vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.

Por këto propozime nuk u pranuan nga maxhoranca, ndërkohë që një ditë më parë vetë ministri Fatmir Xhafaj tha se ishte i gatshëm që vettingu të niste prej tij.

Top Channel