Transferimi i Neymar në verën e vitit 2017 nga Barcelona te PSG ishte mësimi më i mirë që kanë marrë klubet më të mëdha të futbollit në Evropë dhe për këtë më shumë di presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.

Bosi i skuadrës madrilene nxitoi të vendosë klauzola të frikshme për të gjithë futbollistët e skuadrës së tij, për te mbajtur larg sulmet e rivaleve nga kampionatet e tjera. Ndër të parët që firmosi rinovimin dhe klauzolën bllokuese ishte Marco Asensio.

Për 22-vjeçarin Perez vendosi një klauzolë prej 700 milionë eurosh. Kjo bëri që shumë klube të bënin prapakthehu në tentativat e tyre. Siç raportojnë mediat iberike, futbollisti është shprehur se ka patur oferta shumë të mira nga disa prej klubeve më të njohura evropiane, mes të cilëve Liverpool, Bayern Munchen, Chelsea, Juventus dhe Arsenal.

Por klauzola e vendosur nga presidenti Perez është një vlerë e papërballueshme e tregut, duke e bërë të pamundur largimin e futbollistit.

Top Channel